Kryemanistri Rama nga Kosova në Stamboll, bisedon me presidentin Erdogan

Pas vizitës zyrtare në Kosovë, kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të kthehet në Shqipëri, por të udhëtojë drejt Stambollit. Këtë e ka njoftuar vetë në rrjetet sociale ku tregon gjithashtu edhe për ndërtimin e një aeroporti në jug të vendit. Kryeministri shkruan; “Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike”. Më herët është përmendur Saranda si vendi i duhur për ndërtimin e një tjetër aeroporti në vend.

Aktualitet

Archives