Arrestohet në flagrancë gjyqtari Ibrahim Hoxha me të birin e tij…

Arrestohet për korrupsion Ibrahim Hoxha gjyqtari i Gjykatës së Tiranës bashkë me djalin dhe ndërmjetësin.
Me urdhër të prokurorisë për krime të rënda, janë ndaluar 4 persona, gjyqtari Ibrahim Hoxha, djali i tij Ledion Hoxha, Novruz Gajda dhe Dritan Jazexhiu për akuzën e “korrupsionit” në bashkëpunim.
Hetimi ndaj gjyqtarit Hoxha, ka nisur kryesisht nga prokuroria për krime të rënda këtu e 6 muaj më parë, pasi ka siguruar një informacion për afera korruptive të gjyqtarit.
Sipas akuzës, gjyqtari Hoxha prej shtatorit të vitit 2014 po gjykonte në një process civil, dy palë, vëllezërit kundër motrave, me object pavlefshmërin e dy kontratave të shit-blerjes së dy apartamenteve në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë. Paditës, në këtë process janë Dritan Jazexhiut së bashku me vëllan dhe nënën kundër dy motrave që tahsmë mbajnë mbiemrin Lazaj.
Që nga shtatori i 2014-ës janë zhvilluar 24 seanca gjyqësore, ku palët kanë paraqitur argumentet e tyre pro dhe kundër anulimit të shitjes së kontratave të dy apartamenteve. Duke parë se procesit po i vinte fundi, prokuroria pretendon, se Dritan Jazexhiu ka kontaktuar me shtetasin Novruz Gajda ish-punonjës policie në Berat me cilësinë e ndërmjetësit, pasi kishte njohje me gjyqtarin Hoxha. GJatë këtyre takimeve, është rënë dakord që Gajda do të kërkonte nga gjyqtari Hoxha favorizimin e Dritan Jazexhiut në vendimin që pritej të jepej mëngjesin e së martës. Për të favorizuar Dritan Jazexhiun, gjyqtari kishte kërkuar nga ndërmjetësi një shumë prej 4 mijë eurosh. Shumë e cila do të paguhej një ditë para se gjyqtari të shprehet me vendim. Pikërisht pasditën e së hënës, gjyqtari ka dërguar djalin në një local pranë prokurorisë së Tiranës për të takuar ndërmjetësin Gajda dhe personin që paguante parat Jazexhiu. Në momentin e dorëzimit të parave, ka ndërhyrë policia duke arrestuar në flagrancë djalin e gjyqtarit Ledion Hoxhën, ndërmjetësin Novruz Gajda, Dritan Jazexhiun dhe më pas gjyqtarin Ibrahim Hoxha. Prokuroria thotë se në momentin e arrestimit janë sekuestruar paratë, makina e djalit të gjyëqtarit dhe 4 aparatë celularë.

Aktualitet

Archives