Gjigandi amerikan iPhone i risjell Apple

Apple është rikthyer në ditët e saj të arta sa u takon arkëtimeve nga shitja e pajisjes së saj më të famshme; iPhone.

Gjiganti amerikan i teknologjisë bëri publike të dhënat për 3 mujorin e fundit të 2016-s. Sipas këtyre të dhënave, vetëm në këtë tremujor, kompania ka arkëtuar 78 miliardë dollarë, një shifër rekord.

Apple thotë se shifrat e fundit paraqesin rritje të të ardhurave me 3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku arkëtimet më të mëdha mbërrijnë nga nga shitja e iPhone.

“Informojmë me krenari se të dhënat e tremujorit të fundit të 2016-s, tregojnë se të ardhurat tona janë rritur më shumë se kurrë. Kemi shitur më shumë iPhone se kurrë, duke vendosur një rekord të ri për të ardhura nga shitjet dhe nga shërbimet, si dhe nga shitja e pajisjeve Mac dhe Apple Watch”, deklaroi Tim Cook.

Në total, Apple thotë se ka shitur 78 milionë pajisje iPhone në gjithë 2016-n, shifër kjo që shkon deri në 5 për qind më shumë se viti 2015.

Ndërkohë, Apple parashikon që në tremujorin e parë të këtij viti të arkëtojë diku mes 52 dhe 54 miliardë dollarëve.

Aktualitet

Archives