Kujdes, WhatsApp tashmë zbulon vendndodhjen tuaj

Versioni i ri i WhatsApp ka sjell pas shumë vitesh një opsion që është kërkuar nga përdoruesit, ka njoftuar CEO i kompanisë, Jan Koum.

Tashmë WhatsApp do të njoftojë nëse dikush i bën screenshot bisedës tuaj.

“Funksionimi është i thjeshtë, si tick-u blu: do ta kesh opsionin të aktivizuar normalisht. Nëse është me tick, do të njoftohesh kur dikush do e “screenshot” bisedën tënde dhe të tjerët do të njoftohen kur ti të “screenshot” bisedën e tyre. Nëse nuk është me tick, askush nuk do të njoftohet”, ka thënë Koum.

Por nuk mbetet me kaq, tani duhet të jeni të kujdesshëm në bisedat tuaja pasi personat që kanë numrin tuaj me të cilin komunikoni në WhatsApp, mund të mësojnë lehtësisht vendndodhjen tuaj.

Ky opsion është i njohur ndryshe si ‘Ndjekja Live”, ndaj nëse keni gënjyer për vendndodhjen bëni mirë të mos e ndizni internetin, shkruan Daily Mail.

Aktualitet

Archives