Avokati i Popullit, thirrje për aplikim për anëtarë të Vettingut

Avokati i Popullit i bën thirrje qytetarëve shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, për të kandiduar për vendet vakante të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë

Në një deklaratë për shtyp, AP nënvizon se me nisjen e Reformës në Drejtësi dhe aplikimit për vendet vakante të Vetingut, ky komunikim publik merr rëndësi të veçantë.

“Kemi nisur punën për vënien në zbatim të Reformës në Drejtësi në përputhje me kompetencat që parashikon ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, duke shpallur vendet vakante që më 26 janar 2017. Jemi duke pritur aplikimet përkatëse për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, – thuhet në deklaratë. -Dëshiroj të përsëris publikisht thirrjen për një pjesëmarrje sa më të gjërë të të gjithë qytetarëve shqiptarë brenda apo jashtë vendit, të cilët plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara në ligj, që të aplikojnë për vendet vakante për:

– Anëtarë të Komisionit

– Gjyqtar të Kolegjit të Apelimit, si dhe

– Komisionerit Publik.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin shprehjen e interesit dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës brenda datës 09/02/2017, sipas formave të publikuara në faqen tonë zyrtare www.avokatipopullit.gov.al apo edhe sikundër i referohet në shtypin e shkruar”.

Aktualitet

Archives