Dopingu, IOC skualifikon 3 sportistë të tjerë

Sportistë të tjerë ndëshkohen nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për shkak të përdorimit të substancave të dopingut.

Këtë radhë bëhet fjalë për pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të Londrës, ku ata që rezultuan pozitivë në testet antidoping të rikryera ishin dy atletë rusë dhe një boksier turk.

Një prej të ndëshkuarve ishte Antonina Krivoshapka, fituese e medaljes së argjendtë në stafetën 4×400 metra për femra, dhe e gjashta në garën individuale të 400 metërshit, e cila rezultoi pozitive me substancën “Turinabol”.

Kjo do të thotë se kësaj atleteje dhe pjesës tjetër të skuadrës i hiqet medalja e fituar.

E njëjta substancë e ndaluar u gjet edhe në testet antidoping të boksierit Adem Kilici dhe atletes në hedhjen e diskut, Vera Ganejeva.

Turku Kilici garoi në peshën 69-75 kg në boks, ku u rendit në vendin e pestë, ndërsa Vera Ganejeva e mbylli garën në disiplinën e saj të hedhjes së diskut në vendin e 23-të.

Aktualitet

Archives