Zhvillimet politike – Krisja e koalicionit PS-LSI, Rama sërish tek Meta, në zyrë edhe Lefter Koka

Pas shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, kreu i ekzekutivit Edi Rama ka shkuar sot sërish në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta.

Takimi ka nisur rreth orës 11:00 dhe zgjati rreth një orë. Në pamjet e siguruara nga Ora News në takim ka qenë edhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili disa ditë më parë hodhi akuza të forta ndaj policisë së shtetit në studion e lajmeve të Ora News.

Në qëndër të diskutimit mendohet se ishte situata e fundit politike, pas shkarkimit të ministrit të drejtësisë Ylli Manjani.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta një ditë më parë tha në një bashkëbisedim me gazetarët se nëse Rama dhe koalicioni i tij bëjnë 71 mandate, LSI del në opozitë.

Por në mbledhjen e kryesisë së PS, Rama ka bërë llogarinë dhe mësohet ka thënë se i bën 71 vota edhe pa LSI.

Aktualitet

Archives