Taleb Rifai thotë: Udhëtimi në Turqi është përgjigja më e mirë që mund ti jepet kërcënimit terrorist.

Drejtori i Organizatës Botërore të Turizmit pranë OKB-së (UNWTO), Taleb Rifai në fjalën që mbajti në panairin ndërkombëtar të turizmit që vazhdon në Stamboll tha se ka shumë arsye për të vizituar Turqinë. Së pari, Turqia është një destinacion i përsosur që duhet parë nga të gjithë. E dyta, dhe më e rëndësishmja, duke udhëtuar në Turqi i jepet përgjigjja më e mirë terrorizmit.”

“Ne duhet të vazhdojmë të udhëtojnë për në Turqi… Historia do të provojë se Turqia do të dalë akoma edhe më e fortë nga kjo situatë”, shtoi shefi i organizatës së OKB-së për turizmin.

Në Panairin e 21-të Ndërkombëtar të Turizmit dhe Udhëtimeve të Mesdheut Lindor (EMITT) 2017 marrin pjesë 5 000 organizata dhe agjenci e operatorë turistikë nga 80 vende të ndryshme të botës.

Të paktën 60 000 vetë priten të vizitojnë sivjet panairin që po mbahet në Stamboll me sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë në bashkëpunim me Bashkinë e Metropolit të Stambollit dhe shoqërinë ajrore “Turkish Airlines” (THY).

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Nabi Avxhë (Nabi Avcı) tha se 2016-a kishte qenë një vit i keq për turizmin, për shkak të sulmeve terroriste në mbarë botën.

“2017-a do të jetë më i mirë se 2016-a, dhe 2018 do të jetë akoma edhe më i mirë,” – shtoi ai.

“Asnjë vend në botë nuk mund të pretendojë se është 100 për qind i sigurt. Terrorizmi është një fenomen global, mund të ndodhë kudo në botë, dhe lufta kundër tij duhet të jetë në nivel global. Turqia është një vend me shumë përvojë në këtë çështje”, u shpreh ministri i kulturës, Avxhë.

“Shpresojmë që në vitet e ardhshme të shikojmë se si efektet e këtij fenomeni të vijnë duke u zhdukur gradualisht,” – përfundoi ai.

Aktualitet

Archives