Kanada, ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit terrorist në xhami

Në ceremoninë e zhvilluar në rajonin Ste-Foy të Quebec City-t, pjesëmarrës ishte edhe Kryeministri i vendit, Justin Trudeau

Në të gjithë qytetet e Kanadasë gjatë natës së mbrëmshme, janë organizuar ceremoni përkujtimore për personat që mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi të armatosur në një xhami në Quebec City, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremonitë përkujtimore morën pjesë shumë qytetarë të besimeve të ndryshme.

Ndërsa në ceremoninë e zhvilluar në rajonin Ste-Foy të Quebec City-t, pjesëmarrës ishin edhe Kryeministri i vendit, Justin Trudeau, liderja e Partisë Konservatore Rona Ambrose, lideri i Partisë së Re Demokratike, Thomas Mulcair, ministra dhe shumë deputetë.

Në ceremonitë e organizuara janë kryer lutje nga të gjitha fetë, ndërsa në ceremoninë ku ishte i pranishëm Kryeministri, janë lexuar ajete kuranore dhe lutje në gjuhën arabe. Shumë qytetarë janë drejtuar drejt Qendrës Kulturore Islame ku ndodhi sulmi, duke vendosur lule dhe ndezur qiri.

Identitetet e personave të vrarë

Ndërkohë janë publikuar edhe identitetet e personave të cilët humbën jetën në këtë sulm. Emrat e të rënëve në këtë sulm janë: Azzeddine Soufiane (57), Khaled Belkacemi (60), Aboubaker Thabti (44), Mamadou Tanou Barry (42), Ibrahima Barry (39) dhe Abdelkerim Hassane (41).

Nga ana tjetër zyrtarët kanë thënë se më parë dihej që në këtë sulm ka patur 3 terroristë, ndërkohë sipas informacioneve të fundit sulmi është kryer nga një person.

Sipas një njoftimi të policisë së rajonit Quebec, thuhet se Muhammed Kadir nuk ishte sulmues, por dëshmitarë në ngjarje. Ndërsa Alexandre Bissonnette doli përpara gjykatës me akuzën për 5 vrasje dhe përdorim të armës së zjarrit, ku pas procesit ndaj tij u vendos masa e arrestit me burg. Ndërsa zyrtarët thonë se Alexandre Bissonnette, gjatë thellimit të hetimeve do të përballet edhe me akuzën e terrorizmit.

Aktualitet

Archives