Lohan pritet nga Presidenti Erdoan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdoan

Në pallatin presidencial në Ankara, Lohan ishte e shoqëruar nga 7-vjeçarja siriane Bana Alabed, e cila u bë e njohur botërisht për titujt e lajmeve të cilët i referoheshin postimeve të saj në Twitter nga Halepi i rrethuar.

Sipas lajmit të Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli Aktorja e famshme amerikane, Lindsay Lohan ka takuar mbrëmë në Ankara presidentit e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Zonjën e Parë, Emine Erdogan.

Në pallatin presidencial në Ankara, Lohan ishte e shoqëruar nga 7-vjeçarja siriane Bana Alabed, e cila u bë e njohur botërisht për titujt e lajmeve të cilët i referoheshin postimeve të saj në Twitter nga Halepi i rrethuar.

Gjatë vizitës, aktorja me famë mbante një shenjë dalluese “simbol”, me ngjyrë të kaltër me citatin e famshëm të Erdoğan “Bota është më e madhe se pesë”, të cilin ia prezantoi presidentit dhe zonjës së Parë.

Thënia e Erdoganit ka të bëjë me pesë shtetet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të cilët kanë mekanizmin e vetos.

Kohët e fundit, amerikanja e famshme ka shfaqur interesin e saj për të kontribuuar në përpjekjet që bëhen për refugjatët sirianë në Turqi.

Më herët, në shtator të vitit të kaluar, Lohan qëndroi në Turqi ku vizitoi refugjatët sirianë në një spital të Stambollit, ndërsa më vonë në tetor, ajo përsëri vizitoi Turqinë, më konkretisht një kamp refugjatësh sirianë në krahinën Gaziantep.

Ajo në mënyrë të vazhdueshme ka lavdëruar përpjekjet e Turqisë për të strehuar 3 milionë refugjatë sirianë.

“Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të marrin më shumë përgjegjësi për krizën e refugjatëve, dhe të mbështesin Turqinë në këtë drejtim”, kishte thënë Lohan gjatë qëndrimit të mëparshëm në Turqi.

Ndërkohë, për vogëlushen siriane ky ishte takimi i saj dytë me presidentin dhe Zonjën e Parë, të cilët në dhjetor të vitit 2016, pritën Banën dhe familjen e saj në pallatin presidencial.

Aktualitet

Archives