Skandal mjedisor, në brigjet e Ishmit

Rreth 200 koka derrash janë hedhur në brigjet e lumit Ishëm fare pranë Urës së Gjolës ku kalon ky lumë.

Një banor duke shkuar tek toka e tij ka parë koka derrash nëpër arën e tij dhe më pas ka telefonuar për të denoncuar këtë skandal mjedisor.

“Nuk i kisha parë ndonjëherë kaq shumë koka derrash as në thertore. Vendi kishte marrë erë dhe mendova të telefonoj pasi mos të përhapet ndonjë sëmundje”, thotë banori.

Ky lum është tepër i ndotur pasi të gjitha mbetjet e punishteve e fabrikave që vijnë nga Tirana e deri në grykëderdhje në det hidhen në këtë lum.

Lagja e Urës së Gjolës e ka shumë afër këtë lum dhe rrezikohen nga një epidemi e mundshme nëse nuk merren masa të shpejta.

Aktualitet

Archives