Super-oferta nga Kina, ky është vendimi i Wayne Rooney

Federata e Futbollit e Shanghait ka mohuar raportimet se Wayne Rooney do të transferohet në Kinë.

Federata e Futbollit e Shanghait (FA) ka mohuar raportimet e mediave se skuadrat Shanghai Shenhua dhe Shanghai SIPG do ta transferojnë Wayne Rooneyn. Sipas FA të dy skuadrat nuk kanë të drejtë të transferojnë më lojtar të huaj.

“Ne të gjithë e dimë se të dy klubet nga Shanghai në CSL, Shanghai Shenhua dhe Shanghai SIPG, kanë përfunduar biznesin e tyre të transferimit dhe nuk kanë vende të lira për lojtarët e huaj,” thuhet në komunikatën e FA, transmeton Express.

Gjatë këtyre ditëve është përfolur se legjenda e Manchester Untiedit do të transferohet në Superligën e Kinës siç kanë bërë edhe shumë yje të tjerë të futbollit gjatë këture muave të fundit.

Aktualitet

Archives