Dieta detox, çajrat më të dobishme

Çajrat apo pijet me bazë bimore kanë treguar se kanë mjaft përfitime për organizmin, por edhe për shpirtin.

Nëse i konsumoni gjatë një momenti relaksi, paralelisht me një dietë detox, dhe kur pihen rregullisht stimulojnë tretjen, relaksimin e muskujve dhe largojnë toksinat.

Ja pse çajrat duhen pirë gjithmonë, të ngrohta në dimër dhe në variantin e freskët në verë. Por cilat janë të mirat e tyre, bimë, lule apo frut?

Çaji me mente
Ka mjaft të mira, është i tretshëm, i lehtë dhe të largon të vjellat. Sugjerohet për ata që vuajnë nga irritimet e shtyllës kurrizore, por edhe kundër dhimbjeve muskulare.

Çaji jeshil
Konsiderohet si një prej varieteteve më të shëndetshme dhe një ilaç natyral për një sërë shqetësimesh. Është një antioksidant që vonon shenjat e plakjes, pastrues ndihmon në tretjen e ushqimit. Eleminon ujin e tepërt dhe shkrin dhjamrat dhe toksinat.

Xhinxheri
Të mirat e saj janë vënë re prej kohësh, por vetëm së fundmi përdorimi i tij është bërë i zakonshëm në çdo kuzhinë. Xhinxheri parandalon dhimbjet e stomakut, ndalon të vjellat, ndihmon në tretje pasi ka një efekt qetësues në sistemin tretës falë aftësive për të thithur ushqimin. Por gjithashtu konsiderohet si një aleat kundër gripit dhe kollës. Për një efekt më të mirë provojeni me limon.

Hithra
Kjo bimë që rritet në mënyrë spontane dhe shpesh konsiderohet si barërat e këqija përmban shumë substanca ushqyese, si flavanoidë dhe acid fenolik, antioksidantë. Çaji i tij përdoret për të luftuar cistitin dhe për të lehtësuar aneminë. Ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të atritit dhe favorizon tretjen dhe aktivitetin e zorrëve.

Çaji i zi
Konsumimi i rregullt i saj i bën mirë kockave, pasi favorizon densitetin mineral, dhëmbëve, duke i mbrojtur nga kariesi dhe zemrës, pasi favorizon një pastrim më të madh të venave të gjakut. Përveç kësaj rrit mbrojtjen imunitare dhe kufizon kolesterolin e keq. Por kujdes ata që vuajnë nga anemia dhe që janë vegjetarian. Çaji i zi ngadalëson thithjen e hekurit, kështu që është mirë ta konsumoni larg vakteve.

Çaj jamballi
Vetitë e tij janë vërtetë detox: detoksifikues, diuretik, tretës, pastrues i mëlçisë dhe laksativ, i përshtatshëm për ata që duan bark të sheshtë dhe këmbë të lehta, por është gjithashtu edhe një armik i madh i hidratimit. Ndërkaq, ndihmon në kurimin e kollës, ftohjes, mostretjes.

Kamomil
Sigurisht që është çaji më i njohur për vetitë e tij relaksuese dhe qetësuese. Është pija ideale që duhet të pini para se të shkoni në shtrat dhe për të fjetur të qetë. Favorizon tretjen dhe redukton irritimin dhe inflamacionin. Përdoret dhe si pako për sytë, për të lehtësuar djegiet dhe shqetësimet e frymëmarrjes.

Aktualitet

Archives