Erdoan: Do të takohemi me Trump për të rindërtuar marrëdhëniet nga aspekti strategjik

Presidenti Erdoan që mbaroi turneun në Afrikën Lindore (Tanzani, Mozambik dhe Madagaskar), bëri vlerësime të rëndësishme gjatë kthimit në atdhe.

Ai tha se në marrëdhëniet me vendet e Afrikës çështja nuk është vetëm ekonomike.

“Afrika është në qendër e rëndësishme e strukturimit të FETO-s. Një nga rajonet më të rëndësishme të këtij strukturimi është Afrika e Jugut. Shpresoj të shkojmë edhe atje” tha presidenti Erdoan.

Erdoan u shpreh edhe për lidhjet Turqi-Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe theksoi se pas bisedës telefonike me presidentin e ri Donald Trump, pa kaluar shumë presin të takohen kokë më kokë.

Në krye të temave më të rëndësishme që do të shqyrtohen është rivlerësimi në aspektin strategjik të marrëdhënieve Turqi-SHBA.

“Një tjetër temë e rëndësishme është çështja e Lindjes së Mesme. Jemi dy vende të NATO-s por nuk mund të themi se në çështjen e Lindjes së Mesme jemi në një solidaritet ashtu siç i ka hije anëtarëve të NATO-s” u shpreh presidenti turk.

Ai u shpreh gjithashtu se në takimin kokë më kokë do të zërë vend edhe çështja e kreut të organizatës terroriste gyleniste FETO.

“Padyshim që kjo do të jetë njëra nga pikat më të rëndësishme të takimit. Dëshira jonë është që kjo çështje të gjejë menjëherë rezultat. Do të pyesim se çka ndodhur me dosjet që kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të dërgojmë dosjet të cilat vijojnë të hetohen” tha Erdoan.

Ai i bëri një vlerësim edhe rendit aktual të Turqisë dhe iu paraqit pyetja se pas referendumit a do të kthehet të jetë kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK?

“Qeveria dhe parlamenti për momentin nuk kanë në rend zgjedhjet e parakohshme. Ajo që është e rëndësishme është vendosmëria e popullit tonë. Mendoj se është shumë e dobishme që të shohim vendimin e popullit. Pasi të shohim rezultatit mund të bëhet edhe vlerësimi. Duhet të kemi respekt për sheshet dhe është e dobishme që të ndjekim të gjithë së bashku” u shpreh Presidenti Erdoan.

Ai bëri të ditur se gjendja e jashtëzakonshme nuk përbën asnjë problem për zhvillimin e referendumit.

Ai rikujtoi duke thënë: “Kur ne erdhëm në pozitë kishte gjendje të jashtëzakonshme dhe zgjedhjet u zhvilluan në atë atmosferë”.

Ndërsa në lidhje me luhatjet në kursin e këmbimit të valutës dhe vendimin e bankës Qendrore për normat e interesit, pyetjes së gazetarëve Presidenti Erdoan iu përgjigj me fjalët: “Rritja e përqindjeve ndikon negativisht kursin dhe inflacionin. Madje unë jam një nga ata që mbrojnë heqjen edhe të veçanërisht përqindjeve dhe çështjes së tavanit dhe tabanit duke lënë vetëm politikën e përqindjeve. Gjithmonë e them, përqindja dhe inflacioni janë paralel. Përqindja është shkak, inflacioni është rezultat. Për të shpëtuar nga presioni i kursit të këmbimit, kalimi në monedhën vendore është i domosdoshëm. Në këtë temë kemi rënë dakord me Rusinë, Kinën dhe Iranin”.

Aktualitet

Archives