Amerikanët japin mesazh kuptimplotë Trump-it: Të gjithë jemi myslimanë

Amerikanët japin një mesazh kuptimplotë Presidentit Tramp (Trump) duke brohoritur “Të gjithë jemi myslimanë”.

Në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u protestua në lidhje me vendimin e mundshëm të Presidentit Danëlld Tramp (Donald Trump) për ndalimin e udhëtimit për myslimanët.

Me mijëra amerikan protestuan ndaj vendimit të mundshëm të Trampit për të kufizuar hyrjen e myslimanëve në vend duke hedhur slogane “Të gjithë ne jemi myslimanë”.

Pas lajmit se Tramp do të mund të nënshkruaj dekretin në lidhje me kufizimin e hyrjeve të myslimanëve në vend, Këshilli për Marrëdhënie Amerikan Islame (CAIR) që është organizata më e madhe jo-qeveritare myslimane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizoi miting dhe protesta.

Me mijëra amerikan të mbledhur në parkun “Sheshi i Uashingtonit” (Washington Square Park) në zonën Grinviç villixh (Greenwich Village) të Nju-Jorkut protestuan ndaj politikave të ashpra të Presidentit Tramp ndaj emigrantëve dhe myslimanëve.

Kongresmenia e Partisë Demokratike nga Nju-Jorku, Nidia Velazkez (Nydia Velazquez) tha se “Nuk i pranojmë politikat e dhimbshme që do ta kthejnë kombin tonë prapa”.

“Të gjithë ne i pamë fotografitë e fëmijëve në Halep të Sirisë dhe zemrat tona qajnë”, deklaroi Velazkez ndërsa shtoi se “Sot ndodhem këtu që sot dhe në të ardhmen së bashku me vëllezërit dhe motrat tona myslimane të themi që ‘Edhe unë jam mysliman’”.

Pas Velazkez që është kongresmene e parë amerikane me origjinë nga Porto Riko, në këtë tubim nga një fjalim mbajtën edhe zyrtarët e lartë të bashkisë së Nju-Jorkut dhe zyrtarët e shoqërive civile.

Kryetarja e Kuvendit të Bashkisë së Nju-Jorkut, Melisa Mark-Viverito (Melissa Mark-Viverito) tha se “Sot ndodhem këtu për të thënë që edhe zërin tim mund ti shtoni kësaj rezistence. Edhe unë jam pjesë e kësaj rezistence. Të gjithë ne kemi nevojë për të marr atë energji të bukur të unitetit që u shfaq të shtunën e kaluar gjatë protestave të grave”.

Sekretarja e parë e amerikane për Marrëdhënie me Jashtë, Medlin Ollbrajt (Madeleine Albright) në llogarinë e saj në Twitter postoi mesazhin e përkrahjes ku ajo thotë se “Jam e gatshme të bëhem myslimane për solidaritet”.

Edhe regjisori amerikan, Majkëll Mur (Michael Moore) gjatë protestave para Kullave Tramp (Trump Tower) kundër retorikave anti-myslimane të bëra nga Danëlld Tramp gjatë fushatave zgjedhore, në duar kishte mbajtur pankartën me mbishkrim “Të gjithë jemi mysliman”.

Aktualitet

Archives