29 të vdekur nga orteku

8 ditë nga tragjedia e ortekut të borës që përfshiu hotelin Rigopiano në provincën e Peskarës në Itali, janë mbyllur sot operacionet e shpëtimit në rekuperimin e të gjitha trupave të viktimave. Bilanci zyrtar i kësaj tragjedie është 29 viktima e 11 persona të mbijetuar, mes të cilëve 4 fëmijë. Pasditen  e 18 janarit kur orteku i borës shkatërroi strukturën e këtij hoteli, në të gjëndeshin 40 persona, 12 prej të cilëve punonjës. Mes viktikave është dhe pronari i këtij hoteli si dhe një emigrant senegalez që punonte me kontratë sezonale.

Aktualitet

Archives