Përmbytjet në ultësirën e Shkodrës

Disa banorë të zonës së Livadeve në Shkodër po tentojnë të hyjnë në grevë urie brenda ambjenteve të Prefekturës. Ata kanë marrë batanijet me vete dhe që në orët e para të mëngjesit ndodhen para Prefekturës. Policia ende nuk ka lejuar një nismë të tillë, pasi për këtë banorëve iu duhet leje nga policia. Por banorët thonë se nëse nuk do të lejohen të futen brenda, do të nisin grevën në ambjentet e jashtme të Prefekturës. Ata kërkojnë dëmshpërblimet për përmbytjet e viteve 2010 -2011.

Aktualitet

Archives