Ushtria turke shkatërron 194 objektiva të organizatës terroriste DAESH-it(ISIS) në Siri

 

Nga Forcat e Armatosura të Turqisë bëhet e ditur se vazhdon ende operacioni, i cili ka filluar më 24 gusht të vitit të kaluar për të eliminuar kërcënimin kryesisht nga organizata terroriste DEASH-i në veri të Sirisë.

Forcat e Armatosura të Turqisë (FAT) në ditën e 151-të të operacionit “Mburoja e Eufratit” kundër organizatës terroriste DEASH në veri të Sirisë, shkatërruan 194 objektiva të organizatës terroriste ndërsa u neutralizuan 65 terroristë janë neutralizuar.

Nga Forcat e Armatosura të Turqisë bëhet e ditur se operacioni i cili ka filluar më 24 gusht të vitit të kaluar, qëllimi i të cilit është për të eliminuar kërcënimin kryesisht nga DEASH-i në veri të Sirisë vazhdon ende.

Forcat opozitare që nga fillimi i operacionit kanë vendosur kontroll mbi 227 fshatra të Sirisë, që mbulon 1.875 kilometra katrorë të territorit të këtij vendi.

Avionët e Forcave Ajrore Turke bombarduan pozicionet e DEASH-it në El-Bab, Bzagah dhe Kabbasin. Me këtë rast janë shkatërruar 6 godina të përdorura si qendra komanduese, 7 vendstrehime dhe një punëtori për përgatitjen e autobombave.

Ndërsa në operacionet ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar janë shkatërruar një tank, 4 makina dhe 1 mortajë. Në operacion janë konfiskuar dhe shkatërruar një sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit.

Aktualitet

Archives