Egesta, studiuesja shkodrane që po mahnit Europën

Quhet Egesta Lopçi dhe ka mbaruar studimet në Bologna ku prej vitesh është e angazhuar në fushën kërkimore onkologjike në Itali pranë Istituto Clinico Humatinas. Gjatë kësaj periudhe ka botuar një sërë artikujsh shkencorë dhe është bashkautore në mjaft libra të profilit.

Egesta mishëron shembullin e suksesshëm të studentëve shqiptarë në Itali, megjithëse ky vend akoma nuk e ka vizionin e duhur për nevojën e investimit në fushën kërkimore, në mënyrë që të parandalohet largimi i trurit apo të joshet potenciali i huaj. Duke e lënë mënjanë Italinë në problemet e veta, Egesta, për më tepër, është shembulli i heshtur i një myslimaneje të devotshme, paqesore dhe harmonike me të gjithë, që, ndonëse e emigruar në një vend tradicionalisht katolik dhe me laicitet të konsoliduar, nuk e fsheh aspak besimin e saj, dhe ndërkohë, pavarësisht kësaj, ajo shpërblehet pa hezitim nga Italia dhe gjetkë për përkushtimin kërkimor, gjë që nuk ndodh në Shqipëri.
Ndresa botimet e saj dhe kerkimet shkencore ndaj semundjes se kancerit gjejne shteg per publikim ne revista prestigjoze.

Aktualitet

Archives