Koncert me muzike ballkanese ne Qendren turke ne Shkoder, “Junus Emre”

Ceremonia e inagurimit të rinovimit të Qendrës së Intitutit Turk “Junus Emre” në Shkodër është shoqëruar me koncertin e titulluar “Muzikë Ballkanese” nga muzikanti dhe këngëtari i njohur turk Evrim Kasikçi. Kënga dhe muzika shqiptaro-turke ishte pjesa kryesore e këtij programi, ku përvec qytetarëve dhe drejtuesve të pushtetit vendor, merrte pjesë edhe Zv.Ambasadori i Republikës Turke në Shqipëri, Xhem Sinan Bash.

Fillimish të pranishmit u përshëndetën nga drejtori i Qendreës turke “Junus Emre”, Omer Osman Demirbash.

Ndërsa, Zv.Ambasadori i Republikës Turke në Tiranë, Xhem Sinan Bash, theksoi miqësinë midis dy popujve turko-shqiptare dhe vlerat vëllazërore që në shekuj i kanë përcjellur njërit tjetrit.

“Shkodra dhe Shkodranë zëjnë një vend të veçantë në zemrat tona. Dua të theksoj veçanërisht që kjo ndërtesë mbi dyqind vjeçare është shtëpia e juaj e dytë, ashtu siç është  shtëpia e juaj e dytë edhe Turqia…”.

Qendra kulturore e Turqisë “Junus Emre, në Shkodër ka disa vite që është hapur. Me programin e saj synon promovimin e vlerave kulturore në funksion të forcimit dhe konsulidimit të mëtejshëm të marrëdhënive  miqësore midis dy popujve shqiptaro-turk.

Gjithashtu pranë kësaj qendre që frekuetohet shumë nga të rinj dhe të reja shkodranë janë hapur edhe disa kurse të gjuhëve të huaja, ndërta më parësore gjuha turke.

Vlen të përmendet se gjuha turke sipas një marëveshje qeveritare mësohet edhe në Universtetin Publik të Shkodrës, “Luigj Guerakuqi”.

Në fund të kësaj  veprimtarie kulturpore-artistike u zhvillua edhe  ceremonia e shpërndarjes së çertefikatave për studentët që kanë mbaruar cikle të ndryshmë të mësimit të gjuhës turke.

 

Aktualitet

Archives