Sherr edhe në mort, përplasen Qerimaj dhe Gjoza

Komuniteti i peshëngritjes dhe i sportit në përgjithësi, i ka dhënë mesditën e së enjtes, lamtumirën, kampionët më të madh të historisë së sportit shqiptar, Ymer Pampurit, i ndarë nga jeta një ditë më parë.
Ndërkohë që në këto momente sporti i peshëngritjes është në një pikë kritike, ku Federata ka një debat të hapur me sportistët dhe kryesisht Erkand Qerimaj.

Të pranishëm në ceremoninë mortore, nuk kanë munguar akuzat e sportistëve ndaj presidentit të Federatës Elez Gjoza.

***

Elez Gjoza: Unë kam paqe më sportistët. Unë debatoj me ta, por në fund jam gjithmonë në krahun e tyre. Edhe kur debatoj të nesërmen i kam harruar të gjitha ato që kam thënë.

Erkand Qerimaj: Sportistët që ngrenë flamurin nuk duhen sulmuar.

Elez Gjoza: Absolutisht jo.

Erkand Qerimaj: As abuzime me njerëz të pashkollë që ke vënë trajnerë të kombëtares; as të marrësh lekët e sportistëve dhe të bësh aktivitete nëpër botë dhe turizëm; as shumë e shumë shkelje që të gjithë këta sportistë kanë frikë të flasin.

Daniel Godelli: Unë ja them në sy. Nuk ka këtu për të folur me mediat. Ja kam thënë të gjitha.

Erkand Qerimaj: Ja këtë sportistin e kanë përjashtuar për një SMS.

Aktualitet

Archives