Nishani uron besimtarët ortodoksë me rastin e pashkëve

Presidenti Nishani ka kremtuar sot Pashkët ortodokse në qytetin juglindor të vendit, Korçë, ku ka vizituar Mitropolinë dhe është pritur nga Imzot Joani si dhe shumë besimtarë të krishterë ortodoksë.

Sot në Shqipëri besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e pashkëve, ndërsa në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është mbajtur ceremonia fetare.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi publik, të publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës ka shprehur urimet e tij për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e kësaj feste.

“Të na shërbejë kjo ditë simbolike e kremtimit të ringjalljes së shpirtit hyjnor dhe besimit fetar për të reflektuar si dhe për të përsosur sadopak veten, të dashurit tanë, bashkësinë ku jetojmë, marrëdhëniet dhe solidaritetin njerëzor, por dhe për të konsoliduar e nxjerrë më shumë në pah vlerat e patjetërsueshme dhe tradicionale të bashkëjetesës e harmonisë fetare të shqiptarëve. Përfitoj nga kjo festë e madhërishme të uroj gjithashtu më shumë lumturi, fat të mbarë, mirëqenie, begati e harmoni jo vetëm për besimtarët ortodoksë shqiptarë, por edhe një të ardhme sa më të begatë e të ndritur për mbarë popullin tone”, thuhet në mesazhin e urimit të Nishanit.

Sipas një njoftimi të Presidencës së Shqipërisë, Presidenti Nishani ka kremtuar sot Pashkët ortodokse në qytetin juglindor të vendit, Korçë, ku ka vizituar Mitropolinë dhe është pritur nga Imzot Joani si dhe shumë besimtarë të krishterë ortodoksë.

Ndërkohë mesazhe urimi kanë ardhur për këtë festë edhe nga personalitete të tjera të politikës shqiptare.

Aktualitet

Archives