Tregohet se nje mbret nxori nje lajmerim se kush thotë një fjalë të mirë do të shpërblehet me 400 dinar!!!

Një ditë, kur mbreti po ecte me shpurën e tij nëpër rrugët e qytetit, ai pa një fshatar të thyer në moshë që po mbillte një fidan ulliri. Ai e pyeti të moshuarin: —Përse e mbjell fidanin e ullirit që do të paktën njëzet vjet të japë prodhim, ndërkohë që ti tani je nëntëdhjetë vjeç???

Fshatari i moshuar i tha: — Të parët tanë mbollën, ne volem, kurse ne mbjellim me qëllim që të tjerë që do të vijnë pas nesh t’i vjelin ato.
Mbreti i tha: — Të lumtë…, kjo është një fjalë e mirë… Ai urdhëroi që fshatarit t’i jepnin 400 dinar.

Fshatari i moshuar i mori ditarët dhe buzëqeshi!!

Mbreti i tha: — Përse buzëqeshe??

Fshatari i tha: — Fidani i ullirit do të japë frytet pas njëzet vjetësh, kurse fidani im dha prodhim tani!!!

Mbreti i tha: — Të lumtë, jepini atij edhe 400 dinare të tjerë.

Fshatari i mori dhe buzëqeshi!!

Mbreti i tha: — Përse po buzëqesh??

Fshatari tha: — Pema e ullirit i jep frytet e saj një herë në vit, kurse fidani im dha fryte dy herë!!

Mbreti i tha: — Të lumtë… jepini atij edhe 400 dinare të tjerë… Menjëherë mbreti u largua prej fshatarit!!! Komandanti i ushtarëve i thotë mbretit: —Zotëria im, përse u larguat me të shpejtë? Mbreti iu përgjigj: — Nëse ulem e rrij me të deri në mëngjes, depot e thesarit do të boshatisen, kurse fjalët e fshatarit të moshuar nuk do mbarojnë!!! Gjithmonë, mirësia jep fryte. Fjala e mirë është xhevahir i shtrenjtë…. Ajo pushton mendjet e njerëzve nëse shoqërohet me moral e sjellje të mirë….

Nëse dëshirojmë të ndikojmë tek të tjerët, duhet të komunikojmë me ta vetëm se me fjalë të mira… Prandaj, le t’i pastrojmë zemrat, me qëllim që të leme gjurmë të mira tek të tjerët kur i takojmë. Çdo njeri prej nesh ka nevojë për buzëqeshjen apo fjalën e mirë të një shoku të sinqertë… Për këtë arsye ngrihet shoqëria…. Allahu jua mundësofte të kaloni momente të gëzueshme dhe të frytshme.

Aktualitet

Archives