Drejtori i Përgjithshëm i TRT-së merr Çmimin e Nderit

Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Turqisë (TRT), Shenol Goka (Şenol Göka) mori çmimin e nderit nga Gaziantepi.

Shoqata e Gazetarëve e Gaziantepit më 10 janar organizoi një ceremoni me rastin e Ditës së Gazetarëve.

Në këtë ceremoni Drejtorit të Përgjithshëm të TRT-së, Shenol Goka iu nda çmimi i nderit për kontributin e tij në zhvillimin e transmetimeve dokumentare me telenovela kombëtare dhe vendore dhe për kontributin e dhënë në prezantimin e tyre në botë.

Drejtori i TRT-së, Goka në fjalën e rastit tha se media gjatë dhe pas tentativës së grusht shteti të ndërmarr më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste, strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) ka kryer një detyrë të rëndësishme, ndërsa shtoi se “Jam krenar të jem pjesë e një populli të tillë”.

Aktualitet

Archives