Hetimi për aksionet 1 miliardë në bankë, Peza: Mirëpres kontrollin për pasurinë e familjes

Deputeti socialist Alfred Peza reagon lidhur me deklaratën e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, e cila lajmëroi sot nisjen e hetimit për deklaratat e interesave, lidhur me aksionet me vlerë rreth 1.13 miliardë lekë në bankën “Credins”.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, ai shkruan se mirëpret kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ që ILDKPKI ka nisur në lidhje me pasurinë e familjes së tij.

Ai thotë se inkurajon ILDKPKI ti shkojë deri në fund, me shpejtësi, paanësi dhe profesionalizëm të këtij hetimi.

“Unë dhe bashkëshortja ime, jemi të hapur dhe do të qëndrojmë 24 ore/24 në dispozicion të ILDKPI për të bashkëpunuar në sqarimin dhe përfundimin e plotë të kontrollit dhe hetimit të sapo nisur”, shkruan Peza.

Postimi i plotë i deputetit Peza

Sapo jam informuar në lidhje me njoftimin më të fundit për shtyp të ILDKPI, që i adresohet personit tim, me cilësinë e deputetit te Kuvendit të Shqipërisë.

Mirëpres kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ që ILDKP ka nisur sot në lidhje me pasurinë e familjes time.

Inkurajoj IDKPKI ti shkojë deri në fund, me shpejtësi, paanësi dhe profesionalizëm këtij hetimi të thellë e shterues.

Nxis institucionin që me të njëjtën ndjeshmëri dhe seriozitet të hetojë këdo nga të zgjedhurit e Kuvendit të Shqipërisë, të zgjedhurit lokalë dhe persona të tjerë subjekt i hetimit nga ana e këtij institucioni, sot e në vazhdimësi, për të cilët ka patur, ka apo do të ketë indicie të njëjtë apo të ngjashme.

Unë dhe bashkëshortja ime, jemi të hapur dhe do të qëndrojme 24 ore/24 në dispozicion të ILDKPI për të bashkëpunuar në sqarimin dhe përfundimin e plotë të kontrollit dhe hetimit të sapo nisur.

Alfred Peza

Aktualitet

Archives