Trondit Donald Trump: “NATO e panevojshme”

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka goditur edhe njëherë shumë fort duke  e quajtur Aleancën Veriatlantike të panevojshme. Detaje ekskluzive nga intervista e Trumpit që vë në diskutim rolin e NATO dhënë për gazetën gjermane «Bild» të së hënës, u bënë të dituara nga agjencia e lajmeve DPA. Donald Trump ka thënë se Aleanca Veriatlantike e themeluar në fund të viteve ’50 nuk funksionon si duhet sepse vetëm pak shtete anëtare paguajnë atë që duhet të paguajnë.

«Ne do të duhej t’i mbronim këto vende, por shumë nga këto vende nuk paguajnë sa duhet të paguajnë». Kjo, sipas Trump, është e padrejtë ndaj SHBA-ve.

Tre thëniet e Trump

“NATO është institucion i dalë mode sepse është krijuar para shumë viteve”.

“Së dyti, shtetet nuk janë duke paguar aq sa duhen”.

“Gjithashtu, NATO nuk e ka luftuar terrorizmin”

Aktualitet

Archives