Largohet përfaqësuesja e Bankës Botërore

Largohet nga Shqipëria përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri Tahaseen Syaed. Në një ceremoni të zhvilluar me këtë rast mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë vlerësoi punën e Sayed në reforma të ndërmarra nga qeveria.

Kur flitet për Bankën Botërore të vine ne mendje vetëm paratë. Por bashkëpunimi me Sajed nuk ishte vetëm kaq. Uroi që pasardhësja e saj te jetë në lartësinë e duhur, që ketë bashkëpunim ta çoje përpara dhe jo pas. Nuk dua të përmend programe, projekte, por dua thjesht të them që rezultati i përgjithshëm i kësaj pune të përbashkët është fantastik. Kemi bërë gjëra, për të cilat në fillim ke qenë ndoshta skeptike që ne do të mund të arrinim t’i bënim së bashku, reforma energjetike para së gjithash, reforma e pensioneve dhe shumë të tjera”.

Edhe përfaqësuesja e Bankës Botërore tha se largohet nga vendi ynë me përshtypjet të mira.

Shqipëria do me ngelet në zemër. Të them të drejtën kur erdha në Shqipëri kisha frikë sepse nuk e njihja atë, por tani po largohem me përshtypjet më të mira, pasi kuptova se isha me fat që kisha ardhur në një kohë kur në Shqipëri po bëheshin shumë reforma”.

Tahaseen Syaed largohet nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit të saj tre vjeçar.

Aktualitet

Archives