Holandë – Sulmohet shkolla fillore islame në Amsterdam

Në kryeqytetit Amsterdam të Holandës u ndërmor një sulm i armatosur ndaj shkollës fillore islame As-Siddik.

Muri i shkollës ishte qëlluar me 8 plumba, ndërsa zyrtarët e kanë vërejtur me të filluar me punë pas pushimeve.

Në deklaratën e bërë nga policia thuhet se ende nuk dihet se kush e ka ndërmarr sulmin, ndërsa bëhet e ditur se ngjarja mund të ketë ndodhur gjatë kremtimeve të festës së vitit të ri nga ana e personave të panjohur.

Ndërkaq bëhet e ditur se hetimet në lidhje me rastin vazhdojnë.

Prindi i njërit prej nxënësve të shkollës në prononcimin e tij të bërë për gazetarët tha se në murin e shkollës kanë vërejtur 8 vrima të plumbave, ndërsa shtoi se prindërit dhe nxënësit nuk ndihen të sigurt.

Aktualitet

Archives