Haradinaj: Ndalimi im lojë politike e Beogradit

Një gjykatë e apelit në Francë liroi me kusht ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, por tha se ai duhet të qëndrojë në Francë deri në shqyrtimin kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij. Beogradi e akuzon zotin Haradinaj për krime lufte, ndonëse ai është shpallur dy herë i pafajshëm për akuza të tilla në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Arrestimi i zotit Haradinaj një javë më parë në bazë të një urdhër arresti serb nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë ku kërkohet lirimi i menjëhershëm i tij. Pak pas vendimit të gjykatës në Francë zoti Hardinaj në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se i gjithë  procesi kundër tij është një lojë politike e Serbisë.

Aktualitet

Archives