Vllaznisë, borxhe të prapambetura

Vllaznia nuk mund të qëndrojë asnjëherë e qetë. Të tjera borxhe kanë trokitur në klubin shkodran për t’u shlyer. Janë afro 30 mijë euro, borxhe të mëparshme për të cilat drejtuesit e klubit Vllaznia do të jenë të detyruar që t’i paguajnë. Kjo mund të bëjë që shkodranët të mos kenë mundësi për të marrë lojtarë në merkato për shkak se do detyrohen të paguajnë borxhin. Ka qenë organi më i lartë i futbollit, FIFA që ka sjellë disa shkresa zyrtare në klubin Vllaznia duke i njohur drejtuesit me detyrimet që kanë ndaj lojtarëve apo ish-zyrtarëve që tashmë nuk janë më pjesë e skuadrës.

Aktualitet

Archives