Shkodër- LSI bashkoi votat me PD për miratimin e buxhetit për vitin 2016

LSI dhe PD bashkojnë votat për miratimin e buxhetit të bashkisë Shkodër për vitin 2016.

Buxheti u miratua me 39 vota pro , 7 kundër të PS, 3 abstenim (një FRD, një demokristian një PS)

Edhe pse gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak grupi i këshillatrëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kryesuar nga Sokol Lekaj, përcolli kritika jo të vogla në drejtim të disa prej pikave të këtij buxheti, në ndryshim nga kolegët e tyre këshilltarë të Partisë Socialiste, votat e tyre në procesin e votimit ishin pro miratimit të këtij buxheti.

Këshilltarët kritikuan buxhetin pasi nuk ka prioritete të mirëfillta për këtë vit. Është shumë kaotik sa i takon bashkisë së re pas reformes territoriale.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se i gjithë buxheti është me fondet tona, nuk ka as qeveria as grantet. Ndërkohë bashkia e Shkodrës ka fituar gjyqin përballë qeverisë  për fitimin e granteve të një projekti

Miratimi i këtij buxheti, shifra e të cilit është në 1 miliard e 655 milion lekë,  u be pasi kaloi në disa faza konsultative me grupet e interesit, mori miratimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

“Pas reformës territoriale Bashkia jonë tashmë përfshin një territor rreth 50 herë më të madh, me një sipërfaqe prej 872.71 km2 dhe një popullsi dy herë më e madhe prej rreth 204,000 banorë të regjistruar. Bashkia e re e Shkodrës ka në përbërjen e saj 11 njësi administrative: Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Pult, Rrethinat, Shalë, Shosh, Velipojë. Ajo ka nën administrimin e saj një qytet dhe 93 fshatra.”, bëri të ditur Ademi.

Aktualitet

Archives