Ozil ka një kusht për të nënshkruar kontratën me Arsenalin

Mesfushori gjerman është në bisedime për vazhdimin e kontratës me Arsenalin. Mesut Ozil ka qenë një prej protagonistëve kryesorë të Arsenalit, këtë sezon dhe klubi londinez insiston që t’ia vazhdojë atij kontratën e cila skadon në vitin 2018.

Por vetë lojtari ka thënë se e ardhmja e tij varet nga trajneri Arsene Wenger, i cili flitet se do të largohet nga Londra në përfundim të stinorit. Ozil thotë se nëse Wenger qëndron edhe ai nuk e ka problem ta vazhdojë kontratën.

“Jam shumë i lumtur te Arsenali dhe ia kam bërë me dije klubit që jam i gatshëm për të vazhduar kontratën”, ka thënë Ozil për Kicker. “Tifozët duan që unë të qëndroj dhe tani gjithçka është në duart e klubit”.

“Të gjithë e dinë që unë jam këtu falë trajnerit Arsene Wenger. Ai ishte njeriu që më solli në Londër dhe pati besim të madh në mua. Klubi gjithashtu e di se unë dua të jem i njoftuar për të ardhmen e Wenger, para se të nënshkruaj kontratën”, ka përfunduar reprezentuesi gjerman.

Aktualitet

Archives