I kërkuari në kuadër të FETO-s në Turqi, emërohet rektor në Amerikë

Tekallan është i pandehur në hetimet për “deshifrim të pyetjeve të Provimit për Zgjedhjen e Personelit të Administratës Publike (KPSS)”, “manipulim dhe ‘kurdisje’ në futboll” që zhvillohen në kuadër të hetimeve të çështjes së FETO-s, madje për të ka edhe urdhër arresti.

Ky person është emëruar rektor i Universitetit North American në Texas.

Në deklaratën e publikuar në datën 19 dhjetor në faqen e internetit të universitetit, që bëhet e ditur se është themeluar nga ana e anëtarëve të FETO-s në Texas, jepet informacioni se Tekallan është emëruar si rektori i tretë i universitetit në fjalë.

Emri i North American College i themeluar në vitin 2010 në Texas me miratimin e Këshillit Koordinues të Arsimit të Lartë të Texas-it (THECB), në vitin 2013 mori emrin  North American University.

Tekallani për të cilin ka vendim arrestimi për shumë hetime në kuadër të FETO-s në Turqi, dihet se në fillim ishte arratisur në Evropë dhe që aty në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai hetohet me kërkesë për dhjetëra vjet heqje lirie në për çështje të shumta që shqyrtohen në kuadër të hetimit të FETO-s duke filluar nga “deshifrimi i pyetjeve të Provimit për Zgjedhjen e Personelit të Administratës Publike (KPSS)”, “manipulim dhe ‘kurdisje’ në futboll” etj.

Tekallan zë vend në listën e “terroristëve në kërkim” të Drejtorisë së Policisë në “kategorinë gri” me një shpërblim deri në 300 mijë lira turke për ata që ndihmojnë në kapjen e këtyre personave (që bëjnë pjesë në listë).

Aktualitet

Archives