Vetëvrasja e të riut në burg, Blushi: Këtu askush nuk kërkon ndjesë

Deputeti i Partisë LIBRA, Ben Blushi ka reaguar sot për vetëvrasjen në burg të Estref Halilit, i cili priste dënimin për një cigare hashash.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Blushi shkruan se pronarët e parcelave të hashashit lihen të lirë, ndërsa ata që kapen me një cigare burgosen.

Ky është Estref Halili, që u vetëvra në burgun e Rrogozhinës pasi kishte përfunduar aty për një cigare hashash. Nuk është i pari që humb jetën në besë të shtetit që duhet ta mbronte. Para tij i ka ndodhur Ardit Gjoklajt në Sharrë apo Isufit që nuk kishte paguar faturën e energjisë dhe përfundoi si Estrefi. Askush nuk mban përgjegjësi për ta. Askush nuk ikën nga puna, askush nuk kërkon ndjesë, askush nuk i ngushëllon”, shkruan Blushi.

“Në Republikën tonë nuk ka asnjë investitor të fushave me kanabis në burg. Ata mbrohen nga shteti. Ndërsa djem si Estrefi kalben në burg se kanë pirë cigaret që shiten me license shtetërore. Kjo është Republika e Kanabisit. Po të mbjellësh një arë je i lirë, po të shesësh një ton je i mirë, po të blesh një gram je i grirë, po të pish një cigare je i fshirë. Ngushëllime familjes së Estrefit. Shpresoj të jetë i fundit!”, përfundon Blushi.

Aktualitet

Archives