Dysheku që të ndalon të gërrhasësh

Në momentin që sapo ju ka zënë gjumi, gjëja më e keqe është që të ndërpriteni nga gërrhitja e partnerit tuaj. Por, më në fund, duket se ka një zgjidhje.
Një dyshek i ri i “zgjuar” është dizenjuar me qëllimin që të ndalojë gërrhitësit që të gërrhasin. Dysheku i përshtatet pozicioneve të ndryshme të trupit, ndërsa në momentin që dëgjon të gërrhitura, i ngre kokën personit në mënyrë që ai/ajo të ketë një frymëmarrje pa zhurmë.
Jo vetëm kaq, ky dyshek mund të përdoret edhe si zile zgjimi në mëngjes.
360 Smart Bed është prezantuar në ekspozitën e teknologjisë në Las Vegas.

Aktualitet

Archives