“Mburoja e Eufratit” – Asgjësohen 76 terroristë, mes tyre dhe një pseudoemir i DAESH-it

Një i ashtuquajtur emir i DAESH-it dhe 75 terroristë të tjerë të kësaj organizate famëkeqe janë asgjësuar në kuadër të operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit”, filluar nën udhëheqjen e Turqisë më 24 gusht 2016 për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementët terroristë.

Burime pranë Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke theksojnë se gjatë operacioneve të fundit janë goditur dhjetëra vendstrehime, pozicione mbrojtëse, objekte të komandës dhe kontrollit, armatime, depo municionesh dhe mjete të organizatës terroriste DAESH.

“Gjithsej 74 objektiva terroriste të parapërcaktuara të DAESH-it janë goditur me saktësi maksimale”, theksojnë burimet në fjalë dhe shtojnë se në operacion janë asgjësuar gjithashtu 20 terroristë, mes të cilëve një i pseudoemir i organizatës terroriste.

Në sulmet ajrore të avionëve luftarakë turq në Al-Bab, Bzagah, Tadif, Kabr al-Mukri, Suflaniyah dhe Zammar janë bombarduar 28 objektiva të DAESH-it dhe asgjësuar 18 terroristë.

Kurse në luftimet e ditës së mërkurë ishin vrarë 38 terroristë të tjerë të DAESH-it.

Nga ana tjetër, Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdojnë të mbështesin opozitarët në zonat e çliruara nga pushtimi i organizatës terroriste në fjalë.

Ekipet e konstatim-neutralizimit të lëndëve plasëse kanë çaktivizuar dhe neutralizuar 48 bomba artizanale.

Prej fillimit të operacionit “Mburoja e Eufratit” e deri më sot, ekspertët ushtarakë turq kanë neutralizuar në mënyrë të kontrolluar gjithsej 2.741 bomba artizanale dhe 43 mina, shumica e të cilave të kurthuara.

Ndërkohë, Forcat e Armatosura të Turqisë vlerësuan mbrëmjen e të mërkurës edhe një informatë urgjente nga terreni në zonat Avashin-Basyan dhe Zap, në veri të Irakut, ku shkatërruar nga ajri 6 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste dhe separatiste PKK.

Aktualitet

Archives