Ramush Haradinaj ndalohet nga policia franceze, reagojnë autoritetet e Kosovës

Autoritetet franceze pritet të marrin një vendim për Ramush Haradinaj, ish kryeministrin e Kosovës i cili u arrestua një ditë më parë në Francë në kuadër të urdhërarrestit të lëshuar nga Serbia.
Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili u arrestua një ditë më parë në aeroportin e Baselit nga policia franceze pritet të dalë sot përpara organeve të drejtësisë në Francë. Këtë e ka konfirmuar mbrëmjen e së mërkurës avokati i tij, Arianit Koci i cili tha se  dhoma hetuese e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit në Colmar, do të shqyrtojë kërkesën për ekstradim. Pritshmerite e avokatit te kreut te Aleances per Ardhmerine e Kosoves, jane qe kerkesa për ekstradim do te refuzohet dhe Haradinaj të lirohet gjatë ditës. Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj deklaroi për Indeksonline se presin që Haradinaj të lirohet sot rreth orës 13:00. Haradinaj u ndalua të mërkurën ne France mbi bazen e nje urdher arresti nderkombetar te leshuar nga Serbia ne 2004. Policia franceze, pas ndalimit te politikanit kosovar, ka vene ne dijeni edhe policine e Kosoves. Lirimin e tij e kanë kërkuar gjithë zyrtarët politikë të Kosovës, të cilët menjëherë pas marrjes së lajmit për arrestimin e tij kanë reaguar, duke e cilësuar këtë si një veprim të pabazë dhe të panevojshëm. Presidenti Hashim Thaci e cilesoi te dënueshëm dhe te papranueshëm, në çdo aspekt, ndalimin e Ramush Haradinaj. Edhe Qeveria Kosovare, në nje reagim zyrtar tha se këto aktakuza ndaj Ramush Haradinajt janë të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë. Të gjitha dikasteret e saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Aktualitet

Archives