Erdoğan në ceremoninë e 100 vjetorit të pranimit të Islamit si fe zyrtare në Kroaci

“Çdo kush nga ju në vendet dhe shoqëritë tuaja merr përsipër detyra të rëndësishme dhe përgjegjësi të rënda, është shumë e rëndësishme që në vendet ku ndodheni të jeni bashkues dhe jo ndarës, të nxitni unitetin dhe bashkimin.”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pohuar se është gabim që marrëdhëniet mes feve të lexohen nëpërmjet ngjarjeve të dhimbshme të historisë. “Sot tashmë duhet të flasim për shembujt e bukur të bashkëjetesës dhe jo ngjarjet e dhimbshme. Sot Kroacia në këtë çështje na ofron një pamje të jashtëzakonshme që duhet të merret si shembull që me të vërtetë duhet të përgëzohet. Edhe në fetë dhe kulturat e ndryshme të cilat formojnë mozaikun shoqëror të vendit i vërejmë si një thesar të çmuar të vendit. Këto nuk janë varfëri përkundrazi janë pasuri”, u shpreh Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, ka marrë pjesë në ceremoninë e 100 vjetorit të pranimit të Islamit si fe zyrtare në Kroaci, ceremoni kjo e cila është organizuar në ndërtesën e Teatrit Kombëtar nga Bashkësia Islame e Kroacisë.

Erdoğan, pasi ka nisur fjalimin në ceremoni duke shprehur falënderimet për mikpritjen ndaj Presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka uruar që ky program dhe përvjetor i mbajtur edhe me praninë e Kitaroviç të jetë në shërbim të veprave të mira.

Gjithashtu Erdoğan ka falënderuar edhe ata që kanë kontribuar për këtë organizim dhe ka rikujtuar se njohja e territoreve të Kroacisë me Islamin daton shumë kohë më parë dhe se për qindra vjet muslimanët në këto troje kanë jetuar në paqe, qetësi dhe në siguri. Ai ka pohuar më tej se pasi Kroacia fitoi pavarësinë në vitin 1991, ashtu si të gjithë të tjerët morën fund edhe problemet që përjetonin muslimanët.

“Sot në Kroaci vërejmë se ata përmbushin lirisht detyrat e tyre fetare dhe jetojnë të qetë pa u përballur me asnjë diskriminim. Sigurisht që kjo frymë e tolerancës dhe lirisë nuk është vetëm një situatë e veçantë për muslimanët, kjo është e vlefshme për të gjitha fetë dhe kulturat. Unë besoj se në këtë pikë është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes qeverisë kroate dhe Meshikhat i nisur në vitin 2002”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Erdoğan.

Duke rikujtuar se në Baku mbajtën Forumin e 7-të Global të Aleancës së Qytetërimeve, Erdoğan ka pohuar më tej: “Kjo iniciativë është një hap shumë i çmuar që është hedhur në një kohë të vështirë kur teoritë e konfliktit përmenden shumë shpesh, ku shpresat për të ardhmen janë në pakësim, ku skenarët e kiametit sundojnë rendin e ditës. Ne zgjodhëm të vështirën në vend që ti dorëzoheshim problemeve. Duke bërë sakrificë e nisëm këtë iniciativë me Spanjën. Ky hap i vogël që hodhëm në vitin 2005 sot është kthyer në një platformë bashkëpunimi globale me 145 vende në grupin e miqësisë. Ky sukses dhe bukuri që arriti në një kohë të shkurtër iniciativa siguron që ne të mbajmë të freskët shpresat tona dhe të shikojmë me siguri të ardhmen”.

Erdoğan, pasi ka vënë në pah se në ceremoni ka të ftuar nga zona të ndryshme të pozitës gjeografike islame u shprehu se “Çdo kush nga ju në vendet dhe shoqëritë tuaja merr përsipër detyra të rëndësishme dhe përgjegjësi të rënda, është shumë e rëndësishme që në vendet ku ndodheni të jeni bashkues dhe jo ndarës, të nxitni unitetin dhe bashkimin.”

– “Këto nuk janë varfëri, përkundrazi janë pasuri”-

“Në Tasavvuf (disiplina morale Islame) ka një qasje të unitetit në shumëllojshmëri. Sigurisht që në këtë periudhë ka shumë nevojë për udhëheqjen, kontributin dhe përpjekjet e përkushtuara tuaja. Nëse ju thoni ‘toleracë‘, ‘dialog‘, nëse mbroni kulturën e bashkëjetesës të jeni të sigurtë se ato që dëshirojnë të na nxitin ne kundër njëri-tjetrit do të mbyten në errësirat e tyre. Është gabim që marrëdhëniet mes feve të lexohen nëpërmjet ngjarjeve të dhimbshme të historisë. Sot tashmë duhet të flasim për shembujt e bukur të bashkëjetesës dhe jo ngjarjet e dhimbshme. Sot Kroacia në këtë çështje na ofron një pamje të jashtëzakonshme që duhet të merret si shembull që me të vërtetë duhet të përgëzohet. Edhe ne fetë dhe kulturat e ndryshme të cilat formojnë mozaikun shoqëror të vendit i vërejmë si një thesar të çmuar të vendit. Këto nuk janë varfëri, përkundrazi janë pasuri”, u shpreh Erdoğan.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se në 13 vitet e fundit në vend ka qenë një periudhë ku janë zgjeruar të drejtat dhe liritë për të krishterët dhe hebrenjtë ashtu si edhe për të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë, Erdoğan ka deklaruar se edhe këtej e tutje do të vazhdojnë me të njëjtën qasje dhe vizion.

Ndër të tjera duke i përcjellë falënderimet kryesisht Presidentes Kitaroviç dhe personave të tjerë për aktivitetin Erdoğan u shpreh: “Unë kam besimin se Islami dhe muslimanët si një pjesë e pandashme e Kroacisë për shekuj me rradhë do të vazhdojnë në paqe, qetësi dhe në siguri jetët e tyre bashkë me anëtarët e feve të tjera.

Në ceremoni morën pjesë edhe Emine Erdoğan, bashkëshortja e Presidentit Erdoğan, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, kryesuesi i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izzetbegoviç, anëtari kroat i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Dragan Covië dhe kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez.

Aktualitet

Archives