400 kg drogë nga Shqipëria drejtë Italisë

Një gomone e mbushur me drogë ka çarë ujërat detare të Shqipërisë duke hyrë më pas në ato italiane, pasi policia shqiptare dështoi në ndjekjen për ta kapur.

Policia e Shtetit konfirmon se forcat e saj ishin vënë në ndjekje të gomones me drogë dhe trafikantëve që gjendeshin brenda saj.

Ndjekja kishte nisur nga Orikumi por policia dështoi t’i lokalizojë dhe kapë pasi humbi gjurmët e saj.

Sot në mëngjes, gomonia mbërriti në veri të Otrantos, në Torre Chianca.

Policia shqiptare, i raportoi palës italiane mbi lëvizjen e gomones. Patrulla e Guardia di Finannza së Pulias (GdF) e ka gjetur në breg të detit gomonen e nisur na Shqipëria, me rreth  400 kg marijuanë.

Duket se gomonia është braktisur nga trafikantët.

Policia thotë se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të përfshirë në këtë trafik.

 

Aktualitet

Archives