Efektet e moratoriumit të gjuetisë, shpendët ujorë popullojnë Liqenin e Shkodrës

Moratoriumi i Gjuetisë, ka bërë që në liqenin e  Shkodrës dhe rrethinat e tij, të vendoset qetësia nga krismat e armëve të gjuetarëve të pa ligjshëm të shpendëve ujorë.

Sipas raportimeve që bëhen nga administrate e menaxhimit të këtij liqeni, thuhet se, gjatë këtij viti, vihet re shtimi i shpendëve dhe shumëllojshmëria e tyre në liqenin e Shkodrës.

Një ndër shpendët e rikthyer në liqen është edhe Pelikani Kaçurrel, një specie që shkoi gati në zhdukje disa vite më parë dhe që është tepër i rrallë në Ballkan.

Sipas Drejtorit të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Agim Dardha,  zbatimi i moratoriumit ka dhënë efektet e tij  pozitive.

Gjuetia e paligjshme është minimizuar por nuk do të thotë se nuk ka shkelje të moratoriumit, nënvizon Dardha.

Edhe këto ditë të ndërrimit të viteve, administrata e kësaj Zone të Mbrojtur është në gatishmëri për të ndaluar këdo që shkel ligjin që ndalon gjuetinë e shpendëve dhe kafshëve të egra. ata

Aktualitet

Archives