Turqia dhe Rusia arrijnë marrëveshje për armëpushim në Siri

Qeveria turke dhe ajo ruse kanë arritur një marrëveshje armëpushimi për Sirinë, që Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, e ka cilësuar si planin që do t’i japë zgjidhje konfliktit që vijon prej 6 vitesh.

Ai shtoi se ka patur një takim ditën e dhjeshme në Ankara me përfaqësues të qeverisë së Assad por edhe me forcat opozitare dhe se ka gjetur dakordësinë për t’i dhënë fund luftës.

Sipas njoftimit të tij, marrëveshja do të hyjë në fuqi sot në mesnatë, ndonëse ka ende shumë pikërpyetje mbi këtë pakt.

Ndërkohë, pritet një tjetër komunikatë nga Ministria e Jashtme e Turqisë.

Ndërkombëtarët kanë arritur edhe herë të tjera marrëveshje armëpushimi për Sirinë, ndonëse asnjë prej tyre nuk ka rezultuar e suksesshme.

Megjithatë, kjo është hera e parë që një marrëveshje armëpushimi firmoset pa praninë e Shteteve të Bashkuara.

Aktualitet

Archives