KFOR-i shkatërroi mbi 260 mjete të rrezikshme në kufijtë e Kosovës

KFOR-i gjatë këtij viti ka larguar dhe shkatërruar 267 copë mjetesh të rrezikshme. Sipas KFOR-it, regjionet më të kontaminuara janë pjesët përgjatë kufijve perëndimorë të Kosovës, me Shqipërinë dhe Malin e Zi, me zona dytësore për kah rëndësia në kufijtë jugorë me Maqedoninë.

Gjatë vitit të kaluar edhe KFOR-i edhe Prania Ndërkombëtare Civile gradualisht kanë rritur aftësitë e FSK-së për detektimin dhe largimin e mjeteve shpërthyese.

“Shkatërrimi i mjeteve shpërthyese (EOD), Deminimi humanitar (HD) dhe Edukimi për Rrezikun nga Minat vazhdojnë të jenë iniciativa primare dhe kërkesa themelore edukative e KFOR-it. Njësitë vendore të EOD-së kanë ndërtuar përmbajtjen dhe kërkesat për trajnim për të ndihmuar e përcaktuar këto masa të sigurisë dhe detektimit në Policinë e Kosovës, për të mundësuar zhvillimin e mëtutjeshme të komuniteteve civile në Kosovë. Këto aftësi janë kritike edhe për lëvizjen e lirë të ushtarëve të KFOR-it gjatë kryerjes së detyrave ditore, si në kazerma ashtu edhe jashtë tyre”, thuhet në një komunikatë të KFOR-it.

Gjatë këtyre 17 viteve të bashkëpunimit dhe bashkërendimit në mes të KFOR-it dhe FSK-së, shumë zona të rrezikshme janë deminuar dhe si rezultat qindra vdekje apo lëndime tjera janë shmangur.

Aktualitet

Archives