Çelsi arrin fitoren e 12-të radhazi në Premier Ligë

Çelsi e arriti edhe fitoren e 12-të radhazi në Premier Ligën angleze, në përballjet e famshme të pas-Krishtlindjeve.
Në ditën e njohur si ajo e “kutive bosh” (pasi dhuratat ishin bërë një ditë më parë), londinezët e patën një dhuratë për tifozët e tyre.
Ata mundën 3-0 Bornemuthin në “Stemford Brixh”, duke mbajtur pozita të forta në krye të renditjes.
Pedro me dy gola dhe Eden Hazar me penallti bënë që skuadra e trajnerit Konte të ketë tani 46 pikë, 7 më shumë sesa Mançester Siti.
Formacioni i Guardiolës fitoi 3-0 në fushën e Hull Sitit, ndonëse golin e parë e shënoi në minutën e 72-të me penallti.
Sukses I vështirë edhe për Arsenalin, që mposhti 1-0 Uest Bromin, por më I lehtë për Mançester Junajtidin, me shifrat 3-1 ndaj Sandërlendit.
Java e 18-të e Premier Ligës mbyllet sot me përballjen Liverpul-Stouk Siti.
Skuadra e famshme angleze shpreson të vazhdojë me fitoret, ashtu siç bëri në derbin e luajtur në stadiumin e Evertonit, “Gudison Park”.
Ekipi I trajnerit Jurgen Klop ka 37 pikë dhe një sukses në “Anfilld” do ta afronte në 6 pikë diferencë me Çelsin, duke e ngjitur në vendin e dytë.
Me 20 ndeshje ende për t’u luajtur dhe me përballjen direkte me Çelsin në Liverpul, shpresat janë për t’u fituar më në fund titulli kampion pas 27 vjetësh.

Aktualitet

Archives