Përcillet në banesën e fundit ikona e kinematografisë shqiptare

Personalitete të artit e kulturës, familjarë, miq e të afërm i dhanë lamtumirën ikonës së kinematografisë shqiptare Bujar Lako, i cili u nda nga jeta një ditë më parë nga një atak kardiak.

Në ceremoninë e homazheve që u zhvillua në shtëpinë e Lakos, aktorë, regjisorë, por edhe qytetarë ngushëlluan familjen e të ndjerit.

Lamtumirën e fundit aktorit ia dhanë dhe kryeministri Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Veliaj, të cilët vendosën kurora në nderim të Bujar Lakos.

Aktualitet

Archives