Jep dorëheqje Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaci ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare.
Partinë do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i PDSH-së.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar: Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emërua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare.

Aktualitet

Archives