Rama: Duam të jemi në koalicion me LSI-në

“Ne do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara dhe patjetër që qëllimi ynë strategjik është të jemi bashkë në koalicion me LSI-në. Shumëkush thotë që të ikim vetëm sepse kanë ankesa për LSI-në, por kjo është strategjike dhe nuk ka lidhje me sjelljet e caktuara të njerëzve të tyre apo të njerëzve tanë. Ne duhet ta shohim këtë në planin strategjik. Do të thoni ju, “po pse nuk e thonë ata këtë gjë”? I madhit i takon të flasë, ndërsa të voglit i takon të mendohet. Unë jam besimplotë që ne do të shkojmë së bashku dhe pavarësisht të gjithave, dua që ta kuptoni që është aleancë strategjike për të ardhmen dhe jo taktike për pushtetin tonë”, shpjegoi Rama.

Rama foli edhe për reformën në drejtësi, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi përpjekjen e Partisë Demokratike kundër ligjit të “vetting”-ut. “Tërmeti në Pallatin e Drejtësisë ka nisur”, tha Rama.

“Sot, në Pallatin e Drejtësisë ka nisur tërmeti, por realisht nuk kanë parë gjë akoma”, deklaroi kryeministri.

Aktualitet

Archives