Vritet në Itali autori i sulmit terrorist me kamion në Berlin

Terroristi që besohet të jetë autori  i sulmit me kamion në tregun e krishtlindjeve në Berlin u vra në një shkëmbim zjarri në periferi të qytetit verior italian të Milanos, tha një burim i policisë për Reuters.

Agjencia italiane e lajmeve “Ansa”, shkruan se Amri mbeti i vrarë gjatë një kontrolli rutinë të policisë në rrugën Piazza i Maggio në Sesto San Giovanni.

I riu sipas agjencisë nxori një armë për të qëlluar në drejtim të forcave të policisë dhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur duke e qëlluar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Policia kishte dalë për të kryer kontrolle në zonë siç kryen zakonisht. Të riut tunizian i janë kërkuar dokumentet, por në atë moment ai ka nxjerr një armë nga ana e shpinës së tij.

Amri u qëllua me një plumb në pjesën e shpatullës.

Nga sulmi terrorist me kamion në një treg krishtlindjesh, të paktën 12 persona gjetën vdekjen dhe 48 të tjerë mbetën të plagosur mbrëmjen e 19 dhjetorit.

Sulmi i përgjakshëm që la pas 12 viktima është marrë përsipër nga organizata terroriste ISIS

Autori i ngjarjes, terroristi Anis Amri nga Tunizia rezulton të jetë i dënuar në Itali me 4 vite burgim.

Aktualitet

Archives