80% e përdoruesve hynë në internet përmes telefonave inteligjent

Katër ndër pesë evropianë, ose thënë me përqindje rreth 79% e përdoruesve, deklarojnë që telefoni inteligjent është aksesori kryesor, përmes të cilit navigojnë në internet. Të dhënat vijnë nga EUROSTAT, me seli në Bruksel, i cili specifikon, se përdoruesit megjithatë kanë dhënë një larmishmëri përgjigjesh, ku mjaft prej tyre përdorin edhe laptopin apo notebok (rreth 64%), komjuterin desktopi (54%) dhe tabletin (44%).

Numri maksimal i përdoruesve të smartphone është në Spanjë rreth 93%, minimali në Republikën Çeke, rreth 55%, në Itali dhe Mesdhe 79%. Ndërsa sa u përket përdoruesve të kompjuterit Desktop, zyrtarisht janë 50% e përdoruesve në Mesdhe, ku bën pjesë edhe vendi ynë Shqipëria, laptopi përdoret për t’u futur online nga 31%, ndërsa tableti përdoret nga rreth 29% e mesdhetarëve.

Instituti Evropian i Statistikave, zbulon se në 12 muajt e fundit, rreth 46% e përdoruesve të internetit ka refuzuar të japë të dhëna personale me qëllim reklamimi, ndërsa 40% ka limituar aksesin në profilet personale nëpër rrjete sociale. Vetëm 37% ka deklaruar të dhëna private, ndërsa 31% ka limituar aksesin e lokalizacionit. /techsot

Aktualitet

Archives