Merkel mbron marrëveshjen me Turqinë për refugjatët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në deklaratën për shtypi pas takimit me Obama, Cameron, Hollande dhe Renzi në Hanover mbrojti marrëveshjen e arritur ndërmjet BE-së dhe Turqisë për zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbrojtur edhe një herë marrëveshjen e arritur ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian për refugjatët.

Merkel priti në një takim në Hanover Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Barack Obama, Kryeministrin e Anglisë David Cameron, Presidentin e Francës Francois Hollande dhe Kryeministrin e ItalisëMatteo Renzi.

Në takimin pesëpalësh u trajtuan zhvillimet ndërkombëtare.

Në deklaratën që bëri pas takimit, Merkel tha se liderët kanë një mendim të përbashkët për sa i takon vazhdimit të bisedimeve të Gjenevës për zgjidhjen politike të krizës në Siri.

Angela Merkel tha se nga takimi doli vendimi për të mbështetur “qeverinë e unitetit kombëtar” të formuar në Libi me qëllim ruajtjen e stabilitetit politik në këtë vend, si një nga vendet kyçe në migracionin e jashtëligjshëm.

Merkel rikujtoi misionin e BE-së për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore nga Libia, duke shtuar se në takim nuk u fol për një ndërhyrje të mundshme të NATO-s në rajon.

Kancelarja gjermane nënvizoi se pjesëmarrësit në takim janë për një bashkëpunim më të afërt në çështjet e antiterrorizmit dhe sigurisë. Merkel tha se lufta kundër organizatës terroriste DAESH do të vazhdojë me vendosmëri.

Aktualitet