1 veze te ben mire, 2 jane teper

Vezët janë të mira apo të këqija për shëndetin tuaj?

Vezët janë të mira apo të këqija për shëndetin tuaj? Ka shumë dyshime në lidhje me përgjitjen e vërtetë të kësaj pyetje.

Në fakt, nuk është e lehtë për të gjetur një ushqim tjetër i cili të të ofrojë kaq vlera sa veza: proteina, minerale të tilla si hekuri apo zinku, vitamina, sidomos B dhe D.

E gjithë kjo shton një aftësi të mirë për të ushqyerit, e konfirmuar në një studim të publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Shkencave Ushqimore dhe të të Ushqyerit.

I cili konstaton nga ana tjetër se konsumimi i një vakti të një omëlete me dy vezë, siguron një ngopje më të madhe se ajo e një vakti me konsum të njëjtë energjie, por më të pasur në karbohidrate.
Ndoshta për faj të kolesterolit.

Pikërisht, për një arsye të tillë, ekspertët janë të mendimit se është më mirë që të shmanget ngrënia e dy vezëve gjatë një vakti.

Ndërsa thuhet se konsumi i një veze në ditë gjatë gjithë jetës, rrit dukshëm rrezikun kardiovaskular, pikërisht për arsye të kolesterolit që ajo përmban.

Zgjidhja? Studimi pohon se është mirë që të ndiqet kjo rrugë: Për ata që konsumojnë dy vezë së bashku, sugjerohet t’i përgatitin të paktën me vaj ulliri dhe aspak gjalpë.

Por gjithsesi, më mirë do të ishte që përdorimi i vezës të kufizohej në të paktën një në ditë, po jo më shumë se katër herë në javë. (NOA)

Aktualitet

Archives